Rreth Nesh

Posted by admin | Aktualitet | Friday 27 November 2009 10:43 pm

Mirë se vini në Radio Kontakt!

89.3 MHZ- RADIO KONTAKT, KËNAQËSIA E DITËS SUAJ!

Radio Kontakt prej 13 vjetësh të funksionimit si medie e liçensuar vazhdon të ruajë karakterin kombëtar, duke u vënë në shërbim të interesave të një numri të madh të popullsisë shqiptare.
Në frekuencat 89.3 MHz gjejnë veten dëgjues të të gjitha grupmoshave, kjo për shkak të programacionit që transmetohet në valët e Radio Kontaktit.
Kjo radio mbulon me transmetim mbi 70% të hapësirës gjeografike shqiptare dhe dëgjohet online me hapësirë të palimituar audio.
-24 orë: Është koha e transmetimit të radios.
-19 orë: Është koha e programacionit të përzgjedhur çdo ditë.
-8 orë: Është koha e transmetimeve live (on air) çdo ditë të javës.
Radio Kontakt është kënaqësia e ditës tuaj në çdo moment! Tingujt dhe zërat e kësaj radioje trokasin fuqishëm në zemrat e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Edicionet informative, muzika e përzgjedhur dhe emisionet e larmishme janë shtyllat ku mbështetet programacioni i Radio Kontakt.

LAJMET:
Edicionet informative janë produkt origjinal i punës së palodhur të stafit të redaksisë së lajmeve, të cilët me profesionalizmin e tyre janë bërë zëdhënësit e parë të lajmit të fundit.
Ekskluzivitete tw bashkëpunimeve
Lajmet nga vendi, rajoni dhe bota janë pjesë e përditshmërisë së informimit të publikut shqiptar. Ky informim profesional e korrekt përftohet edhe si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Radio Kontaktit dhe dy agjencive më prestigjoze të lajmeve të rajonit: RADIOTELEVIZIONIT TË TURQISË (TRT) dhe RADIO KOSOVËS. Sipas këtyre marrëveshjeve, Radio Kontakt transmeton edicionet kryesore të lajmeve të mediave homologe, përkatësisht TRT e Radio Kosova dhe reciprokisht, këto të fundit transmetojnë çdo ditë lajmet e përgatitura nga redaksia e informacionit të radio Kontaktit.
Radio Kontakti është e vetmja radio që siguron një lidhje ndërkombëtare të të gjithë shqiptarëve.

Përçimi i informacioneve në kohë reale, duke mos cënuar fjalën e lirë, duke respektuar shijen e dëgjuesit, duke iu përmbajtur vlerave më të larta etiko-profesionale, si dhe manifestimi e evidentimi i traditës dhe kulturës kombëtare kanë qenë lajmotivi i ekzsitencës së një ndër institucioneve më të vjetra radiofonike, siç është Radio Kontakt.

Oraret kryesore të lajmeve të ditës janë:

-Lajme shkurt, ora 8.00-8.05
-Lajme shkurt , ora 10.00-10.5
-Lidhje me lajmet e Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), ora 11.00-11.20
-Lidhje me lajmet e Radio Kosovës, ora 12.00-12.20
-Lajme shkurt, ora 13.00- 13.05
-Lajme kryesore të radio Kontaktit 15.00-15.12
-Speciale informative e ditës, ora 15.12-15.25
-Lidhje me lajmet e Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), ora 16.00-16.20
-Lajme kryesore të radio Kontaktit 17.00-17.15
-Lidhje me lajmet e Radio Kosovës, ora 20.00- 20.20
-Përmbledhja e informacioneve ditore të përgjithshme, ora 23.00-23.20

MUZIKA:
Radio Kontakt e thekson profilin e saj kombëtar e social nëpërmjet muzikës së përzgjedhur që përcjell për dëgjuesit, duke i dhënë përparësi transmetimit të këngëve shqiptare të muzikës së lehtë dhe asaj popullore.

EMISIONET:
Emisionet e radio Kontakt janë shumëdimensionale dhe mbajnë vulën origjinale të emrave më të ndritur të gazetarisë shqiptare.
Larmishmëria e programacioneve të ofruara, të natyrës informative, por edhe ato argëtuese kanë ndikuar jo vetëm në jetëgjatësinë e radios, por edhe në nxjerrjen e emrave të shquar të gazetarisë shqiptare, ku vlejnë të përmenden Vjollca Vokshi, Reis Çiço, Agron Bala, Shpresa Ukcama, Elona Meço, Xhuli Boja, e shumë personazhe të tjera. Rimodelimi i vazhdueshëm i formateve transmetuese, duke përfshirë gjithnjë e më tepër atë çka dëgjuesi kërkon, i ka dhënë dorë në mënyrë të ndjeshme rritjes cilësore të përmbajtjes së transmetuar në valët e 89.3 Mhz.
Në arkivin e Radio Kontaktit ndodhen rreth 10.000 kaseta (shirit) audio me të gjitha emisionet e transmetuara që nga shtatori i vitit 1997. Në këtë arkiv gjendet historia mbi 12-vjeçare e Radio Kontaktit, duke u klasifikuar si një ndër radiot më të pasura arkivore në Shqipëri.

Aktualisht pranë Radio Kontakt-it, realizohen çdo javë mbi 20 emisione radiofonike.
Ndër emisionet më të dëgjuara, për të cilat reagimet e dëgjuesve janë të drejtpërdrejta, renditen të jenë: “Mirëmëngjes” nga gazetarët :Esmeralda Dodaj dhe Fiorin Dervishi, “Shqiptarizëm” nga gazetarja Shpresa Ukcama, “Impakt javor” nga gazetarët Urim Tusku, “Kontakt letrar” nga gazetarja Jolanda Lila, “Zërat e natës” nga Marsela Banaj, “Kontakt vip” nga Fatmira Nikolli, “Këshilla mjekësore” nga Edison Abdiu, “E premtja mes nesh” nga Afërdita Hyseni, “Të qeshim së bashku” etj.

Dëgjoni frekuencat 89.3 Mhz!

Radio Kontakt – Kënaqësia e ditës tuaj!

Shikuar: 277

Popularity: 24% [?]

No Comments

No comments yet.

RSS feed for comments on this post.

Sorry, the comment form is closed at this time.

TunePlus Wordpress Theme