Permbledhje ditore 14.12.2009
Eshte mbledhur sot Kuvendi i 9-te Kombetare i partise Demokratike.Kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita eshte e mirepritur per reformat e medha, por ne emer te pasionit per lirine nuk do te lejohet kurre qe nje grup njerezish te neperkembin voten e lire te shqiptareve.Ndersa theksoi se liria eshte pasioni i PD-se, Berisha garantoi opoziten se do te kete hapesiren me te madhe, respektin me te thelle ne misionin e saj.Kryeministri vleresoi punen e bere nga qeveria drejtuar nga PD ne mandatin e pare, ndersa theksoi se ne mandatin e dyte qeveria do te garantoje me shume arritje.Duke e vleresuar Partine Demokratike, arkitekte te integrimit europian, Berisha theksoi se garantimi dhe zgjerimi i lirive dhe te drejtave do te jete objektivi me madhor.
Gjate nje interviste ne kuader te zhvillimit te Kuvendit te 9 te Partise Demokratike, Kryeministri Sali Berisha ishte i mendimit se krize ka vetem ne Partine Socialiste.Duke theksuar se nuk ka vakuum, pasi nje maxhorance mund te qeverise per shume vite edhe me votat e 75 deputeteve, Berisha theksoi se qeveria i ka te gjitha mundesite per te arritur nepermjet procedimeve anesore, qellimet e saj.Duke folur per kuvendin e PD-se, Berisha theksoi se kandidon i vetem per postin e kreut te PD-se, pasi ne kushtet ne te cilat ndodhet partia dhe fitimtari eshte i sigurte, sfida per ndonje kandidat tjeter eshte shume e veshtire.
Edhe njehere Berisha shprehu gatishmerine per te bashkepunuar me opoziten dhe per t’i garantuar asaj lirite dhe te drejtat per reformat, por maxhoranca nuk do te terhiqet nga qendrimi i saj ndaj votes se lire.
Komisioni hetimor i ngritur gjate fushtes elektorale ndaj kryetarit te bashkise, Edi Rama, per leje ndertimi abuzuese eshte quajtur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Rama u shpreh se Berisha po sulmon sipermarrjen e lire dhe bisneset qe financojne media kritike ndaj tij. Duke e konsideruar opoziten rrezik ai ka hapur lufte pushteteve vendore qe e perfaqesojne ate .Kryetari i PS-se se tha me tej se kryeministri nuk do mund t;i shpetoje hapjes se kutive me shpifjet qe numeron cdo dite, dhe ri/theksoi se protesta e opozites per hapjen e kutive do te vazhdoje.
Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj i ka bërë sot thirrje publikisht, kryeministrit Sali Berisha t’i lërë shpifjet po të bëhet burrë dhe të shkojnë në prokurori e gjykatë ku e presin 20 padi.Me tej, Imeraj i ka kërkuar Berishës të lërë akuzat e shpifjet sa nga një foltore në tjetrën dhe të dërgojë në gjykatë e prokurori ministrin Fatmir Mediu, mbi të cilin rëndojnë ende 26 jetë të pafajshme të humbura në shpërthimin e korrupsionit në Gërdec.
Te merkuren Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare.Në kuadër të përgatitjeve të tubimeve të mëdha, sipas selisë rozë, “në fokus janë zhvillimet ekonomike në vend”.Socialistët po evidentojnë dhe selektojnë ato që i quajnë “fenomene negative, të cilat frenojnë ekonominë, duke rënduar qytetarët”.Çështja do të jetë objekt i protestave masive të fillim-vitit të ardhshëm. Ndërkaq, në mbledhjen e Asamblesë, pritet të dëgjohen dhe grupet e interesit.Gjithashtu, strategjia e PS-së do të përfshijë dhënien e alternativave për zgjidhjen e situatës.
Partia Socialiste deklaroi sot se Shqipëria është në një krizë të thellë ekononmike, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar vështiësi për sipërmarrjen.Deputeti Ilir Beqja, u shpreh se 48 mijë invalideve pune nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit. Ai shtoi se janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj
Në seancën e sotme për tragjedinë e Gërdecit ka dëshmuar një 17-vjeçar, i mbijetuar nga ngjarja e vitit të kaluar.Vasil Laçi, ka pohuar para togave të zeza, se në ish- fabrikën e demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec, të Tiranës, ishin të punësuar edhe persona me moshë të vogël ose të mitur.Prej disa ditësh, procesi për çështjen “Gërdeci”, ka hyrë në fazën e pyetjes së dëshmitarëve dhe personave që kanë dijeni për ngjarjen. Të pandehur në këtë proces janë 29 persona shumë nga të cilët ish funksionarë të ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, të cilët akuzohen si përgjegjës për ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008.
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 150 kilogramë drogë e llojit Kanabis Sativa, në aksin rrugor Gjirokastër- Derviçan.
Makina ku ishte sasia e drogës ishte përplasur me një bordurë për shkak të shpejtësisë së madhe, ndërkohë që shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke i shpëtuar prangave të policisë.
Mesohet se sasia e drogës do të transportohej në drejtim të Greqisë, ku do të shitej.
Policia e Librazhdit ka ndaluar sot tre të mitur, të cilët dyshohet se kanë grabitur në shkollën e tyre një kompjuter dhe disa mjete të tjera.
Tre autorët e ngjarjes ishin nxenës të shkollës “Qybra Sokoli” Prrenjas. Gjithashtu këta shtetas janë dhe autorë të vjedhjes së një dyqani floriri, në Prrenjas.
Ministria e Shëndetësisë deklaron se në fund të javës mbërrijnë 10 mijë dozat e para të vaksinës kundër virusit të gripit të derrit AH1N1. Sipas drejtorit të përgjithshëm të politikave shëndetësore në ministri, Pëllumb Pipero, vaksina do të shpërndahet në qendrat shëndetësore për tu aplikuar falas nga qytetarët e përcaktuar sipas një plani vaksinimi nga ISHP, dhe ka siguruar qytetarët se vaksina që ka porositur vendi ynë është testuar me sukses në Hungari.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekoroi sot albanologun Selman Riza me Urdhrin “Nderi i Kombit” (Pas vdekjes), me motivacionin: “Shkencëtarit të shquar, që me veprën e tij krijoi një thesar të çmuar në fushën e gjuhësisë dhe arsimit shqiptar, personalitetit të spikatur, me kontribut shumë të rëndësishëm në zhvillimin e albanologjisë”.Me këtë rast, në Presidencë u zhvillua një ceremoni solemne, ku pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial, në shenjë nderimi dhe respekti për punën kolosale të shkencëtarit të shquar të lindur në Gjakovë, Presidenti Topi i dorëzoi Urdhërin e lartë dhe dekretin përkatës familjarëve të Selman Rizës.
Vaksinimi kundër gripit të derrave prej të hënës do të fillojë për tërë popullatën në Maqedoni.Autoritet maqedonase kanë filluar sot fushatën për vaksinimin e gjithë popullsisë kundër virusit të gripit të derrave. Këtë herë, përveç personelit shëndetësor dhe grupeve të rrezikuara, vaksinimi do të përfshijë edhe qytetarët e tjerë.
Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike në pushtet ka fituar më shumë vota në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kosova votoi dje në raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin komunal, zgjedhje këto të parat që nga shpallja e pavarësisë së saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerësoi si proces të rregullt zgjedhor votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave.
Kosovën e viziton nesër admirali Mark Ficxherald, Komandant i Forcave të Përbashkëta të Nato-s në Napoli. Sipas burimeve zyrtare, ushtaraku i lartë pritet të japë detaje lidhur me ecurinë e zbatimit të planit për reduktimin e trupave të Aleancës, duke nisur nga janari i 2010-ës. Ficxherald do të shoqërohet nga komandati i Kfor-it, gjeneral Markus Bentler.
Kryeministri italin ka kaluar një natë të qetë në spitalin San Rafaele të Milanos, ku u shtrua mbrëmë pas sulmit të ndodhur mbrëmjen e së dielës në sheshin Duomo të Milanos.Ndërkohë në Milano do të zhvillohet një mbledhje e drejtuar nga Ministri i Brendshëm Roberto Maroni mbi kete ngjarje . Autori I sulmit 42 vjecari Massimo Tartaglia, është transferuar natën në burgun San Vitore, dhe mbi te është ngritur akuza e plagosjes me paramendim të një zyrtari.
Në kryeqytetin danez Kopengahen, samiti për klimën hyn në fazën përfundimtare. Takimi vijon sot me javën e dytë te konsultimeve mes ministrave të Mjedisit të mbi 190 vendeve pjesëmarrëse. Ndërkaq të enjten, kryetarët e shteteve dhe qeverive zhvillojnë negociatat finale në arritjen e marrëveshjes së re globale për klimën.
Shikuar: 30Popularity: 1% [?]





